Kosova

Mburret Haki Abazi, thotë se Amerika i do patriotët, jo servilët dhe të korruptuarit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, deklaroi se Amerika i do patriotët dhe jo servilët e aq më pak të korruptuarit.

Këtë e tha përmes një postimi në Facebook, ku publikoi vendimin e qeverisë për reciprocitet me Serbinë.

“Ashtu siç premtuam në fushatë elektorale, në marrëveshje të koalicionit dhe në programin qeverisës. Largimi i tarifës u bë dje dhe filloi zbatimi i reciprocitetit”, shkroi ai.

Ashtu siç premtuam në fushatë elektorale, në marrëveshje të koalicionit dhe në programin qeverisës. Largimi i tarifës u…

Gepostet von Haki Abazi am Dienstag, 31. März 2020