SPORT

Mbrojtja e Interit, më e forta në Evropë

Inter po shijon sukseset e këtij fillim sezoni në Serie A.

‘Zikaltërit’ këtë sezon e kanë nisur me Antonio Conten në bankinë, ku kanë arritur pesë fitore në pesë ndeshjet e para, duke u renditur në vendin e parë në Serie A me 15 pikë.

Përveç pikëve të plota, Interi i Contes po tregohet efikas edhe në mbrojtje, ku në këto pesë ndeshje ka pranuar vetëm një gol.

Është Cagliari, skuadra e vetme që ka arritur t’i shënojë gol Interit këtë sezon.

Skuadra e dytë me mbrojtjen më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës, është Athletico Bilbao, që ka pranuar vetëm dy gola.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.