SPORT

Mbrojtja e Barcelonës, e vjetruar

Kokat e mençura të mbrojtjes kanë filluar të plaken

Barcelona ka edhe një problem që shumë pak është debatuar gjatë këtij sezoni dhe duket se tani është koha për këtë. Debati është fokusuar për prurje të një sulmuesi apo pas debaklit për të nënshkruar rinovim kontrate me Ousmane Dembele.

Mirëpo, ka një temë më të mprehtë dhe me delikate që ka nevojë të merret në konsideratë e që involvon më të mirët e klubi, rinovimet e tyre për sezonin e ardhshëm e që janë veteranët e kësaj skuadre.

Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Dani Alves janë disa nga lojtarët më të mirë mbrojtës të skuadrës katalunase, por ata kanë treguar dobësi, me Busquets që ishte fajtor për një gol që Real Madridi ua shënoi atyre në Superkupën e Spanjës.

Alba ishte përsëri fajtor për humbje të topit disa herë në ndeshjen kundër Athletic Club në Kupën e Mbretit, duke u ekspozuar disa herë nga Nico Williams, plus shkaktoi penallti që e eliminoi Barcelonën nga kupa.

Në të njëjtën ndeshje, Alves e humbi në tri raste topin të cilat kishin mundur që t’i kushtojnë Barcelonës me gola. Pavarësisht kënaqësisë dhe përvojës që sjell Alves, kjo nuk është e mjaftueshme dhe ai nuk mund të bëjë kaq shumë gabime, për shkak se do i kushtojnë shumë skuadrës.

Të tre kanë një trashëgimi të madhe dhe vlerë sentimentale për fansat por trajnerit Xavi Hernandes më shumë po i bëjnë dëme se po i sjellin të mira.

Tani është koha për Barcelonën që t’i thotë lamtumirë edhe këtyre lojtarëve dhe të shikojë ndërtimin e mbrojtjes me lojtarë të ri, të cilët do ta bëjnë Barcelonën klub që lufton trofe për dekadën e ardhshme. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort