Mbrojtja e argjinaturës së Savës është një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar

Beograd, 31 mars 2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Deputeti nga NDMBGD, Gjorgje Miketiqi tha sot se mbrojtja e Argjinaturës së Savës ishte një ushtrim demonstrues i aktivizmit më të shëndetshëm qytetar dhe paralajmëroi se në të njëjtën mënyrë do të mbrohet edhe Ura e vjetër e Savës dhe Panairi.

Rebelimet dhe fitoret lokale janë gjithnjë e më të shumta sepse njerëzit ngrihen dhe mbrojnë zonat e tyre, rrënojnë muret e ndërtimeve të paligjshme, nxjerrin makineritë nga gërmimet ilegale, shkruajnë kundërshtime, marrin pjesë në diskutime dhe kështu qëndrojnë në rrugën e makinacioneve dhe grabitjeve, tha Miketiçi. në një deklaratë me shkrim.

Ai shtoi se po bëhet më e lehtë për të fituar fitore lokale dhe për t’u bërë pengesë veprimtarive kriminale të regjimit të Beogradit, “sepse regjimi shkatërrues i qytetit po pengohet”.

Gjithnjë e më shumë po na kontaktojnë nga institucionet që refuzojnë t’i binden urdhrave të paligjshëm, gjë që duhet përshëndetur. Kështu ishte edhe në argjinaturë, sepse askush nuk donte të vinte emrin e tij në një urdhër pune apo dokument, sepse do të ishte vepër penale. Mbështetje për të gjithë njerëzit në institucionet që drejtohen dhe refuzojnë shantazhet dhe kërcënimet, tha Miketiqi.

Ai i tha kryetarit të Beogradit, Alleksandar Shapiqi, se Panairi i Beogradit, Ura e Vjetër e Savës dhe burimi i ujit në Makis do të mbrohen në të njëjtën mënyrë.

Do të jemi kudo ku cenohet interesi publik. Fitorja është afër, por ne mund ta shpallim vetëm kur t’i çlirojmë institucionet, kur në to të dëgjohen fjalët e qytetarëve dhe gjykatës së pavarur të profesionit, përfundoi Miketiçi dhe tha se kjo do të jetë “pranvera e gjelbër e të mrekullueshmeve, rebelimi i Beogradit”.

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Ujësjellës-Kanalizim Beogradi sot kanë varrosur një gropë të hapur ilegalisht në argjinaturën e Savës.

Go to TOP