SPORT

Mbrojtësi i Juves e mposhti virusin COVID-19, i gatshëm për lojë

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral është rikuperuar nga Covid-19, pasi rezultoi negativ në dy teste radhazi.

Lojtari ishte infektuar gjatë grumbullimit me Turqinë javën e kaluar, por tashmë Juve njofton se Demiral është shëruar plotësisht.

Kështu, ai nuk ka përse të vazhdojë në izolim dhe mund të bashkohet me skuadrën për trajnim nesër në mëngjes.

Mbetet të shihet nëse ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme me Napolin.

“I’m back”, ishte mesazhi i lojtarit menjëherë në rrjetet sociale.

Leonardo Bonucci dhe Federico Bernardeschi vazhdojnë të jenë pozitivë. /Gazeta Express/