SPORT

Mbrojtësi argjentinas: Jeta ime ndryshoi kur i dhashë dorën Dybalasë dhe Ronaldos

Juventusi verën e shkuar punoi fort për të sjellë sa më shumë rini në mbrojtje dhe një prej tyre ishte edhe Cristian Romero. 

Argjentinasi firmosi si bardhezi për 26 milionë euro e më pas iu bashkua sërish Genoas, ku ka më shumë mundësi aktivizimi. 

Këtë verë ai do i bashkohet yjeve të Juventusit, që siç tregon vetë mbrojtësi, i kanë ndryshuar karrierën për mire.

Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala janë lojtarët më të vlefshëm të bardhezinjve dhe 22-vjeçari tregon se ata të dy kanë ndikuar shumë në rritjen e tij si lojtar. 

Në ç’mënyrë e kanë bërë këtë? Thjesht duke i dhënë dorën. Me shumë mundësi ata e kanë marrë vetëm tani vesh se kanë ndihmuar dikë të ecë përpara nëpërmjet atij gjesti në një ndeshje mes Genoas dhe Juventusit në një ndeshje të vitit 2018.

Romero tregon se në momentin kur i dha dorën Dybalasë dhe Ronaldos ai e kuptoi se në ç’nivele luan dhe donte të ndalonte këdo që i dilte përpara. 

“Sapo kisha ardhur në Itali dhe deri në atë periudhë, nuk kisha luajtur me apo kundër futbollistëve të mëdhenj. Por sapo pashë Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybala, kuptova se jam në një nivel shumë më të lartë. Jeta ime ndryshoi kur i dhashë dorën asaj dysheje. Kisha një motivim për t’i ndaluar të gjithë dhe për të treguar aftësitë e mia”, deklaroi talenti argjentinas.