Kosova

Mblidhet kryesia e Kuvendit, Hotin e presin edhe dy interpelanca

Sot në ora 14:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Përmes një komunikate për media u bë e ditur se në rend të ditës do të jenë të gjitha pikat e papërfunduara në seancat plenare të mëhershme.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

II. Pika e papërfunduar, nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator, 8 dhe 16 tetor 2020:

Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,
Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,
Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.
III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 8, 12 dhe 16 tetor 2020:

IV. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16 dhe 21 tetor 2020:

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 21 tetor 2020:

VI. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-021 për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës,
Debat parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës,
Zgjedhja e drejtorëve të Bordit të NP KOSTT-it nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe kuotës gjinore,
Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave,

VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.