Kosova

Mblidhet e Këshilli i Përgjithshëm të LDK-së, nuk diskutojnë për koalicione

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Në këtë mbledhje pritet të zgjidhet Kryesia e re e kësaj partie.

Po ashtu, është paralajmëruar se sot do të diskutohet në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen në fillimvjeshtë.

Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, për EO ka thënë se sot nuk të diskutohet për zgjedhjet e vendit dhe koalicionet e mundshme, për këtë ai tha se do të ketë një takim tjetër.

“Sa i përket koalicioneve të mundshme apo mandatarit të listës kjo nuk do te diskutohet në këtë takim, do të kemi një takim të radhës gjatë ditëve në vijim dhe do të diskutohet saktësisht kush do të jetë mandatari i listës së LDK-së dhe potencialisht do të diskutojmë edhe për koalicionet e mundshme me partitë e tjera politike në Kosovë”, tha ai, transmeton Kosova.Info.