Kosova

Mbledhje urgjente e Kryesisë së Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar sonte në ora 19:00 mbledhje të re të Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet edhe një seancë e re parlamentare ditën e martë.

Koha.net mëson nga burime brenda Kuvendit se kjo mbledhje e Kryesisë është ftuar për ta caktuar seancën e re plenare sipas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj për ta miratuar ekipin negociator që është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë.

Kjo seancë e re pritet të mbahet një orë para seancës parlamentare e cila është ftuar me kërkesë të opozitës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.