Kombëtare

Mbi njëzet raste të tjera me koronavirus në Shqipëri (Video)

Janë 28 raste të reja të konfirmuara Coronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit nga 103 testime.

Harta është zgjeruar edhe në Tropojë me dy raste. Në total deri janë testuar 1,144 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë 174 qytetarë.

73 pacientë janë të shtruan në Spitalin Infektiv dhe prej tyre tre raste janë në terapi intesive.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste janë në terapi itensive, kurse 2 jane të intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Harta e të prekurve nga COVID19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”, njofton Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik. /Telegrafi/

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Eugena TominiInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Donnerstag, 26. März 2020
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483