EKONOMI

Mbi 98 për qind e zyrtarëve të lartë publik deklarojnë pasurinë

Më shumë se 98 për qind e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë e tyre në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, duke përmbyllur kështu procesin një mujor të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë.

Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë qenë të përfshirë 4737, prej të cilëve 4651 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë (98.18 %). Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 49 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 6 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 31 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

Po ashtu, ju njoftojmë se 12 zyrtarë të lartë publik nuk i kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë gjatë afatit të rregullt vjetor, sepse të njëjtit kanë deklaruar pasurinë në dhjetor të vitit 2017 me marrjen e detyrës në pozitën anëtarit në Kuvendin Komunal respektiv.

Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve që janë të përfshirë në listat e publikuara që në një afat sa më të shkurtër të kontaktojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit (038 518 912 ose 200 10 731) në rast se pretendojnë për ndonjë pasaktësi eventuale.

Për të parë se cilët zyrtarë kanë deklaruar pasurinë e kush jo, Klikoni ketu