Bota

Mbi 32 milionë të infektuar dhe rreth 1 milion viktima nga Covid-19

Mbi 32 milionë qytetarë në botë rezultojnë të infektuar me Covid-19, ndërsa numri i viktimave nga pandemia po kap 1 milionëshin.

Këto janë shifrat më të fundit që prezanton faqja “Worldometers”.

Nga të dhënat, SHBA kryeson renditjen sa i përket infektimeve dhe vdekjeve, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia.

Numri i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën 7 milionë, që do të thotë – më shumë se 20% të totalit botëror kurse totali i viktimave në vend është mbi 200 000, numri më i lartë në botë.

India numëron 5,833,048 infektime dhe 92,503 viktima, ndërsa Brazili 4,659,909 qytetarë pozitivë dhe 139,883 të vdekur.

Sa i përket Europës, shteti me numrin më të lartë të infektimeve është Spanja me 704,209 të tillë, ndërsa sa i përket viktimave vendin e parë e zë Mbretëria e Bashkuar me 41,902 raste vdekjesh.

Bashkimi Europian ka paralajmëruar se situata e pandemisë në Europë është alarmante dhe shumë vende po regjistrojnë shifra më të larta edhe se sa në muajin mars, që merret si kulmi. Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë deri tani numëron 13045 të infektuar nga të cilët 5363 ende aktivë dhe 373 viktima, 3 vetëm në 24 orët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.