Kombëtare

Mbi 280 milionë euro të ndara deri më tani për Shqipërinë në Bruksel

Ka nisur seanca e dytë e Konferencës së Donatorëve në Bruksel për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë sa i takon procesit të rindërtimit, si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të vitit të shkuar, më 26 nëntor, raporton Tch.

Më poshtë do të gjeni listën e shteteve ndihmuese shoqëruar me shumën monetare përkatëse.

  • Holanda– 3 milionë euro grante
  • Danimarka– 2.7 milionë euro
  • Polonia– 2.7 milionë euro
  • Greqia– 2.5 milionë euro dhe ndërtim i 200 banesave
  • Gjermania– 11 milionë euro
  • Suedia– 5.6 milionë euro
  • Bosnja dhe Hercegovina– 100 mijë marka
  • Britania e Madhe– 1 milion funte
  • Kroacia– 1 milion euro
  • Kosova– 200 mijë euro në formën e granteve
  • Italia– 65 milionë euro
  • Sllovakia– 250 mijë euro
  • Austria– 1 milion euro
  • Franca– 60 milionë euro hua
  • Sllovenia– 300 mijë euro
  • Çekia– 9.5 milionë korona çeke
  • Maqedonia e Veriut– 97 mijë euro
  • Finlanda– 300 mijë euro
  • Luksemburgu– 150 mijë euro
  • Spanja– 25 mijë euro
  • Bullgaria– 100 mijë euro
  • Hungaria– 250 mijë euro
  • Irlanda– 300 mijë euro
  • Mali i Zi– 500 mijë euro
  • Serbia– 2 milionë euro grante
  • Zvicra– 9 milionë euro grante
  • Katari– 5 milionë dollarë
  • Ndërkohë që BE ka ndarë 100 milionë euro dhe KE, 15 milionë euro.