Kosova

Mbi 1,500 viktima nga Coronavirusi në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka regjistruar të shtunën 292 raste të reja me coronavirus, pas testimit të 2,833 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar tri viktima të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 65,982 persona të infektuar.

Ndërkaq, nga e hëna deri të shtunën në Kosovë kanë vdekur 27 persona, duke çuar numrin e përgjithshëm në 1,571 viktima.