Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Mbi 100 prodhues në “Javët e Biznesit Kosovar 2023”

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka hapur “Javët e Biznesit Kosovar 2023”, ku po marrin pjesë mbi 100 biznese me mbi 8 mijë produkte.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se “Javët e Biznesit Kosovar – Blej produkte vendore”, po realizohet tash 21 vjet.

Ai tregoi se sot Kosova ka mbi 600 prodhues me mbi 8 mijë produkte vendore.

Sipas tij Qeveria aktuale duhet të jetë më e vëmendshme që ti mbështes prodhuesit vendor

“Qëllimi ynë është ngritja e vetëdijes për konsumin e prodhimeve vendore”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se Qeveria e Kosovës duhet të krijoi më shumë politika nxitëse për ekonominë dhe të bëjnë ligje më të mira për prodhuesit.

“Slogani “Blini prodhime vendore” është gjatë tërë vitit”, tha Shahini.

Ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se Kosova kan pasuri të pashtershme për zhvillimin ekonomik.

Derisa premtoi lehtësira për biznesin.

Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore tha se duhet punuar bashkërisht si komb dhe duhet bërë liberalizimi i fuqisë punëtorë.

Deputetja Jeta Statovci vlerësoi lartë këtë iniciativë 21 vjeçare për konsumim e prodhimeve vendore.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, tha se kanë zbatim të barabartë për të gjitha bizneset.

Ai premtoi reforma në ATK.

Pas hapjes se “Javës së Biznesit Kosovar 2023, blej produkte vendore dhe ekspozimi i prodhimeve vendore u diskutua edhe për zhvillimin e promovimin  e prodhimeve vendore. /Kosova.info/

Go to TOP