Kosova

Mbi 10 mijë të infektuar me koronavirus në Kosovë, gati 4000 raste aktive

Në 315 ka shkuar numri i të vdekurve në Kosovë si pasojë e koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit edhe 12 persona e kanë humbur betejën me këtë virus, e që sipas IKShPK-së, të gjitha rastet kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Përderisa edhe 190 raste pozitive janë shënuar këtë të shtunë, duke e çuar numrin e të infektuarve në 10.059, raporton KOHA.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 5.802, kurse numri i rasteve aktive është 3.942.

E nga ShSKUK-ja kanë njoftuar se trajtim mjekësor po marrin 630 pacientë, prej tyre 480 të konfirmuar me Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 389 janë me oksigjeno-terapi dhe 45 janë në gjendje kritike shëndetësore.

Në klinikat Covid të QKUK-së, janë të shtrirë 271 pacientë, 237 prej tyre Covid pozitiv, kurse 173 janë në asistim me oksigjen.

Në spitalet e rajonale ndodhen të shtrirë 359 pacientë, prej tyre 243 janë të konfirmuar me Covid, 225 janë me oksigjeno-terapi.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, këtë të shtunë ka vizituar Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se shqiptarët e kësaj ane duhet të ndihen të sigurt edhe kur shërbimet shëndetësore u ofrohen nga qeveria e Beogradit.

Zemaj ndër të tjerash, ka shtuar se vizita e tij atje është për të ofruar një siguri për qytetarët e Luginës së Preshevës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483