
Me raportimin e ditës së sotme, ku brenda 24 orëve, SHBA ka regjistruar 13,728 raste të reja me Covid-19, duke konfirmuar më shumë se 1 milionë të infektuar.
Deri më tani, SHBA numëron 1,000,888 të infektuar dhe 56,323 viktima.
Gjithashtu brenda ditës kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të paktën 1,300 amerikanë.
Edhe pse numri i të infektuarve rritet në disa shtete të SHBA-së, ato po nisin të rihapen në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë e goditur rëndë nga kriza.
Në shtetin e Nju Jorkut, epiqendra e epidemisë në SHBA, rastet e reja me koronavirus u rritën të hënën me 3,900 duke e rritur numrin total në 290,000.
Ndërsa, numri i rasteve globale me Covid-19 ka shkuar tashmë në më shumë se 3 milionë.
add a comment