Bota

Mbi 1 milion të infektuar në botë

Numri i rasteve të infektuar me koronavirusin e ri në botë ka kaluar një milion, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins në ShBA.

Më shumë se 200,000 nga ata që ishin infektuar janë shëruar, por më shumë se 50,000 kanë vdekur.

Përpilimi ditor që bën Universiteti Johns Hopkins për rastet globale me koronavirus është aktualisht më gjithëpërfshirësi në botë, por mbështetet në informacione që ofrojnë qeveritë.

Në shumë vende ka kufizime të informacioneve të tilla ose arsye përse nuk publikohet rrëfimi i plotë.

Metodologjia, shpejtësia, transparenca dhe cilësia e këtyre të dhënave mund të dallojë shumë nga vendi në vend.