SPORT

Mbappe thyen rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka thyer një rekord të Ligës së Kampionëve, e të cilin e mbante superylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Me tre golat ndaj Club Brugget në Grupin A, Mbappe u bë futbollisti më i ri në histori të “Championsit” që arrin të shënojë 15 gola.

Këtë shifër ai e arriti me 20 vjet e 306 ditë. Rekordin e mbante Messi që 15 golëshin e kishte kompletuar me 21 vjet e 288 ditë. I treti tani në këtë renditje bie Rauli me 22 vjet e 163 ditë, sipas “Optas”.