SPORT

Mbappe: Griezmann është shefi i ekipit kombëtar

Kylian Mbappe ka thënë se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është shefi i ekipit kombëtar francez.

Sulmuesi i Atletico Madridit do të jetë shumë i rëndësishëm për shanset e Gjelave në Rusi, sipas bashkëlojtarit të tij Mbappe.

Talenti i Paris Saint-Germain nuk ka hezituar ta cilësoj Griezmannin edhe si shef të ekipit kombëtar.

“Unë mendoj se ai është shefi i ekipit kombëtar që nga Euro 2016”, ka thënë fillimisht Mbappe.

Lemar, Griezmann dhe Mbappe duke festuar një gol të Francës 

“Kur të përfundoni kampionatin evropian si golashënuesi më i mirë në vendin tuaj, ju i tregoni botës se keni supe për të trajtuar presionin”.

“Ai do të jetë i rëndësishëm për ne nëse duam të arrijmë rezultate në Rusi”, përfundoi talenti francez.

Ndeshja e parë për Les Blues zhvillohet të shtunën ndaj Kangurëve me fillim nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.