SPORT

Mbappe: Është tepër vonë për të pasur një karrierë si ajo e Messit …

Kylian Mbappe dëshiron që karriera e tij të ndjekë një rrugë të ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos, pasi për ta ndjekur karrierën e Lionel Messit tashmë është shumë vonë.

Ylli i Paris Saint-Germain nuk e ka mohuar kurrë admirimin e tij për bashkatdhetarin Zinedine Zidane.

Por, Mbappe gjithashtu ka thurë elozhe edhe për dy lojtarët më të mirë të dekadës së fundit, Messi dhe Ronaldo.

Talenti francez ka thënë se synon të ndjek një karrierë si ajo e Ronaldos.

“Nëse jeni francez, atëherë sigurisht që rriteni me Zidanen si idhulli juaj”, ka thënë fillimisht Mbappe për La Gazzetta hello Sport.

“Një tjetër idhull i imi ishte Cristiano Ronaldo, me të cilin unë tashmë kam qenë në gjendje ta masë veten si kundërshtar, me kombëtaren gjithashtu”.

Natyrisht, pasi emri i Ronaldos u përmend, ai i Messi u pasua menjëherë. Por, Mbappe mendon se është tepër vonë të përpiqesh të imitosh karrierën e tij.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.