Kosova

Mbahet konferenca: Digjitalizimi i sistemit arsimor parauniversitar

Hykmete Bajrami, ministe e  Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka marrë pjesë në konferencën “Digjitalizimi i sistemit arsimor parauniversitar “, përcjell Kosova.info

Kjo konferencë është organizuar nga Kolegji RIINVEST, në bashkëpunim me Platformën “Kosova që duam”, Friderich Ebert Stiftung (FES) dhe KUSA (Kosovo Unated States Alumni).

Me këtë rast, ministrja Bajrami theksoi rëndësinë që kanë statistikat për bërjen e politikave, por tha se bazat e të dhënave që kanë institucionet tona shpesh nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën dhe kjo e vështirëson punën në vendimmarrje.

Ministrja përmendi dhe vlerësoi përkrahjen e donatorëve, të cilët përmes projekteve shumë të rëndësishme që kanë përfunduar ose janë në proces, kanë dhënë kontribut shumë të madh në sektorin e arsimit, por tha se përvojat e mira në shkollat që ata i kanë mbështetur, duhet të barten në gjithë sistemin arsimor.

Ministrja Bajrami tha se, krahas investimeve që do të bëhen në shkolla dhe në infrastrukturën e tyre, nuk do të lihet anash digjitalizimi, i cili sjellë shumë benefite në arsim në përgjithësi, por edhe për nxënësit, të cilët tashmë në masë njohin gjuhë të huaja dhe përdorin internetin.

Në këtë konferencë, u prezantuan dy projekte të përgatitura nga studentët e Kolegjit RIINVEST, të cilat janë pilotuar vitin e kaluar në shkollën “Ismail Qemali”, ndërsa sivjet po aplikohen praktikisht në të njëjtën shkollë.

Projekti i parë është “Regjistrimi i nxënësve dhe arsimtarëve të shkollës”, ndërsa projekti i dytë është “Statistikat e suksesit të nxënësve për lëndë”./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.