SPORT

Mavraj pëson dëmtim të rëndë

Mërgim Mavraj ka pësuar një dëmtim të frikshëm gjatë ndeshjes së javës së dytë të Bundesliga 2, mes Aue dhe Greuther Furth.

Mbrojtësi i Greuther Furth u lëndua nga shoku i skuadrës, portieri Sascha Burchert në minutën e 17-të të ndeshjes.

Gjatë një aksioni në zonën e Furthit, Burchert doli nga zona e tij për të larguar topin, por nuk mundi ta shmangte kontaktin me Mavrajn të cilin e goditi me të dyja duart në kokë.

Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmë ish-kapitenit të Shqipërisë.

Fillimisht kishte momente paniku, por më pas Mavraj u zgjua dhe u transportua me barelë jashtë stadiumit në minutën e 21-të duke lënë takimin në mes. Klubi i ka uruar shërbim të shpejtë me një postim pas pjesës së parë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.