Kosova

Matoshi: Haradinaj e delegjitimoi idenë e këmbimit të territoreve, Kurti e frikësoi popullin “me thika mbi harta”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më 30 janar të vitit 2019 kishte folur në telefon me Këshilltarin për Siguri Nacionale të Presidentit Trump, John Bolton, me të cilin e kishte sqaruar çështjen e shkëmbimit të territoreve, kështu ka thënë në një deklaratë Këshilltari politik i Haradinajt, Halil Matoshi.

Ai u shpreh se “Ramush Haradinaj e delegjitimoi idenë e këmbimit të territoreve, ndërsa Albin Kurti e frikësoi popullin “me thika mbi harta”, vetëm për ta rritë mbështetjen popullore kinse si mbrojtës i Kosovës; shtetësinë, rendin kushtetues dhe simbolik të së cilës kurrë nuk e bëri hesap…”

“Haradinaj që në nëntor 2018 i tha TV Klan Kosovës se zgjidhja që presupozonte korrigjimin e kufijve, shkëmbimin e territoreve është e vdekur, sepse kjo presupozonte ndarje e Kosovës. Në BE nuk ka disponim për këtë”- pati thënë ai”.

“Po pse e ringjalli Albin Kurti këtë ide, me të  cilën, e rriti mbështetjen popullore, por i dëmtoi rëndë marrëdhëniet me Amerikën, marrëdhënie që populli i Kosovës i shihte si të bekuara e të përhershme!?”

“Të paraqitej Kosova si jo bashkëpunuese me Perëndimin dhe penguese e shtytjes përpara të nismave amerikane, këtë e synonte Rusia me “luftën hibride” për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, (që tashmë tre vjet është e pandalshme duke nisë në Maqedoni, pastaj Mal të Zi) pra pashmangshëm edhe në Kosovë”.

“Pse Qeveria Kurti nuk e tha të vërtetën, që e kumtoi disa herë pararëndësi i tij, Haradinaj se kjo ide që ai e delegjitimoi me tarifën 100%, përfundimisht u shua me shkarkimin e Bolton-it, në shtator, 2019 kur Haradinaj ishte ende Kryeministër në detyrë!?”.

Deklarata e plotë e Matoshit:

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483