Kosova

Matoshi: Agjenda e islamit politik është ndërtuar në Beograd

Ruzhdi Matoshi i AAK’së thotë se në Kosovë nuk ka islam politik.

“Agjenda e islamit politikë është e sendërtuar në Beograd”, tha ai në T7.

Ai tha se Serbia ka provuar të dëshmojë para vendeve perëndimore se ato duke ndihmuar Kosovën në realitet po krijojnë një shtet islamik.

“Islami politik në konceptin klasik nuk ekziston për arsye se nuk kemi organizata të tilla që bëjnë thirrje për veprime që janë irracional me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, thotë Matoshi.

“Agjendave të tilla duhet të ju përgjigjemi me konceptin e ideve progresiste në konceptin e menaxhimit politik, me arsim të mirë”, shtoi ai.

“Nuk duhet harruar ndikimi rus dhe propaganda”, tha tutje Matoshi.