SPORT

Matip nënshkruan kontratë afatgjate me Liverpoolin

Mbrojtësi Joel Matip do të jetë pjesë e Liverpoolit deri në vitin 2024.

Këtë e ka konfirmuar kampioni i Evropës përmes faqes zyrtare, transmeton Koha.net.

“Joel Matip ka nënshkruar sot kontratë afatgjate me klubin e Liverpoolit. Qendërmbrojtësi nënshkroi kontratën e re pasditen e së premtes në Melwood”, thuhet në konfirmimin e klubit anglez.

Matip ka deklaruar se është ndjenjë fantastike që do të jetë pjesë e këtij klubi për kohë të gjatë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483