SPORT

Mati shënon fitoren e dytë në boksin profesionist

Boksieri i talentuar shqiptar Reshat Mati ka shënuar fitoren e tij të dytë në boksin profesionist.

Mati 20-vjeçar, që njihet me nofkën “Ariu Shqiptar”, ka triumfuar me pikë pas katër raundeve të shtunën mbrëma ndaj porto-rikanit Juan Carlos Sepulveda, në duelin e zhvilluar në peshën velter.

Dueli ishte parameç i mbrëmjes në “Madison Square Garden” në New York, ku meçi kryesor ishte lufta për titull bote në peshën e mesme mes amerikanit Daniel Jacobs dhe ukrainasit Sergiy Derevyanchenko.

Mati ka firmosur kontratë me promotorin e famshëm britanik Eddie Hearn, i cili është promotor edhe i superyllit të peshës së rëndë Anthony Joshua.

Shfaq më shumë