SPORT

Materaci ‘thumbon’ Juventusin për Championsin

Ish-mbrojtësi i Interit dhe Kombëtares italiane, Marko Materaci, nuk ka nguruar të “thumbojë” Juventusit në këto ditë të vështira karantine. 

46-vjeçari, i cili shquhet për batuat e tij, përmes një lidhje live në rrjetin social “Instagram”, u shpreh:

“Juventus duhet të mendojë për Ligën e Kampionëve, e cila këtë vit do të ketë një format të ri. Edhe nëse bardhezinjtë e fitojnë atë, nuk mund të përcaktohet si e tillë”, deklaroi Materaci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.