OPINION

Matematika apo Politika?

Mendimtarët e konsiderojnë se fanatizmi është sëmundje ngjitëse dhe ilaçi i saj është vështirë të gjendet. Konsiderojnë se humori është si përgjigje e duhur për të krijuar një paqe në kundërshti me fanatikët. Faza e fanatizmit kuptohet se gjendet në vetëdrejtësinë dhe në këtë rrugëtim, mjet të fuqishëm kanë banalitetin. Të dy këto elemente, ne si shoqëri i kemi parë. Pra, edhe vetëdrejtësinë edhe banalitetin në deklarime e veprime. T’i kritikosh sot për këto veprime, të tillët i kuptojnë si kundërshti ndaj çështjes kombëtare.
Shkruan: Bahri BIVOLAKU

Mënyra se si ta rrëzosh dikën nga qeverisja është matematikë, ndërsa mënyra se si t’ia rrëzosh idenë e ngulitur në bindjen e qytetarëve është politikë. Unë jam ithtar për të bërë politikë e jo matematikë.

Nietzsche do të thoshte: “Do që të jesh shoqërues? Apo prijës? Apo të ecësh për qejfin tënd?… Duhet të dish se ÇFARË duhet dhe nëse DUHET.”

Për t’u bërë prijës nuk të duhet matematika por politika. Krijo e qartëso idenë me anë të së cilës e mund idenë tjetër. Kur mençuria nuk i vendos kufij dijes dhe fanatikët e idhullit.

Në Gjermaninë e paralufte u krijua një brez i ri i fanatikëve, i cili vepronte siç i pëlqente pa vrarë mendjen se veprimet miratohen nga prindërit e tyre. Rezultati dihen, nxorën ideologjinë me të cilën Gjermania hyri në luftë…

Edhe në Kosovë ekziston kjo tendencë kur nuk ka dëshirë për ndërlidhje brezore të veprimit. Ky brez politikanësh tek kundërshtarët politik sheh brirë e bishta vetëm, dhe në këtë lojë madje kanë treguar aftësi për të rritur vëmendje. Brezi i tillë që dikur i konsideronim fëmijë të rritur por ca të lazdruar, sot kanë harruar se janë bërë burra e gra që më shumë duhet të kenë përgjegjshmëri për veprimet e deklarimet e tyre publike.

Të vërtetat e pjesshme të tyre i kanë shndërruar në të vërteta absolute, duke i përsëritur ato për shumë vite, pa një reagim shoqëror. Sot, edhe pse me shumë vonesë, ka tendencë për të dhënë kundërpërgjigjen, fanatikët vështirë e pranojnë, pasi që janë mësuar me të vërtetat vetëm të tyre, tani të shndërruara në ideologji.

Mendimtarët e konsiderojnë se fanatizmi është sëmundje ngjitëse dhe ilaçi i saj është vështirë të gjendet. Konsiderojnë se humori është si përgjigje e duhur për të krijuar një paqe në kundërshti me fanatikët. Faza e fanatizmit kuptohet se gjendet në vetëdrejtësinë dhe në këtë rrugëtim, mjet të fuqishëm kanë banalitetin. Të dy këto elemente, ne si shoqëri i kemi parë. Pra, edhe vetëdrejtësinë edhe banalitetin në deklarime e veprime. T’i kritikosh sot për këto veprime, të tillët i kuptojnë si kundërshti ndaj çështjes kombëtare.

Në librin e tij “Si të kurosh një fanatik”, shkrimtari hebre Amos Oz, përshkruan bukur kohën e Jerusalemit të viteve të 40-ta të mbushur me fanatikë. Ai simbolikisht vlerëson se luga e çajit karshi katastrofës së zjarrit është më e mirë se arratia në këtë betejë ndaj fanatizmave. Nëse të gjithë nga një lugë çaji me ujë derdhim në zjarr, gjithsesi është hap më i mirë sesa arratia nga ai.

Konsideroj që politika në Kosovë duhet që nga faktori ndërkombëtar të qartësojë kërkesat për ta përmbyllur fazën e izolimit të vendit si mjet për rritje të fanatikëve. Faktori ndërkombëtar, ngjashëm sikur e potencon autori në libër, për këtë rajon duhet ta ketë Planin Marshall të Zhvillimit. Paqja me fanatikët fitohet shumë më lehtë kur Amerika, Japonia e Europa investojnë në zhvillimin e këtij rajoni!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483