SPORT

Masturbohem 7 herë në ditë! Tyson Fury zbulon trajtimin para ndeshjes me Deontay Wilder

Dietë strikte për të mposhtur Deontay Wilder.

Është kjo mënyra e zgjedhur nga boksieri i mirënjohur, Tyson Fury për të marrë hak ndaj kundërshtarit të 22 shkurtit. Në një intervistë për mediat angleze, ish kampioni i botës për peshat e rënda ka zbuluar edhe se si po përgatitet për këtë sfidë.

Ai pohoi se po konsumon 5 deri në 6 vakte ushqim dhe pi të paktën 8 litra ujë në ditë.

“Unë po bëj shumë gjëra që nuk i kam bërë më parë. Po konsumoj pesë ose gjashtë vakte në ditë, si dhe pi tetë litra ujë. Besoj se kjo do të më japë avantazh. Gjithashtu, po masturbohem shtatë herë në dirë për të mbajtur nivelin e testosteronit të lartë,” përfundoi Fury.

Fury u mposht me pikë në ndeshjen e shkuar nga Wilder dhe për këtë fakt kërkon të marrë revanshin në ring.

Leave a Reply

Your email address will not be published.