SPORT

Mashtroi se ishte Messi, kreu marrëdhënie me 23 gra

Ekziston një njeri në Iran që duket i ngjashëm me Lionel Messin dhe, si i tillë, ai ka kërkuar ta përdorë atë për avantazhin e vetë duke joshur gratë.

Reza Parastesh, sozia e Messit, thuhet se ka fjetur me 23 gra, ndonëse veprimet e tij janë denoncuar nga autoritetet.

Gjithçka filloi dy vjet më parë kur babai i tij i kërkoi atij të bënte një foto me fanellën e Messit të Barcelonës, me fotografinë që shpejt u bë virale para se Parastesh të fitonte pseudonimin ‘Messi rreme’.

Për shkak të ngjashmërisë në mes të dyve, Parastesh madje preu flokët dhe rriti mjekrën e tij si kapiteni i Barcelonës, duke rritur kështu ngjashmërinë e tij me Messin.

Në Iran, gratë kanë pak njohuri për futbollin ndërsa vetëm në vitet e fundit ato janë lejuar të futen në stadium.