Kosova

MAShT reagon rreth abuzimit me fëmijë në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Në rrjetet sociale dje ka qarkulluar një fotografi ku shihet një person i rritur me disa nxënës të shkollës “Motrat Qiriazi” në Prizren dhe një flamur të Turqisë. Nxënësit në këtë fotografi kanë bërë një gjest i cili simbolizon përshëndetje ushtarake.

Madje edhe vet zyrtari i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Gent Kryeziu, ka shkruar në llogarinë e tij Facebook në lidhje me rastin se shfrytëzimi i fëmijëve nga mësuesit e tyre, me përshëndetje ushtarake është lloji më i poshtër dhe më brutal i abuzimit me fëmijë.

E, sot përmes një komunikate për media ka reaguar edhe MAShT.

Shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi në këtë formë me fëmijët është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë”, thuhet në reagim.

Madje, MAShT shkruan se gjatë ditës së sotme do të dërgojë inspektorët e arsimit në shkollën në fjalë për të marrë informacione zyrtare rreth këtij rasti, në mënyrë që të kenë informata të sakta për ta adresuar këtë rast dhe për të marrë masa ndaj përgjegjësve.

“MAShT fton mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe gjithë komunitetin, që të reagojnë dhe ta paraqesin çdo rast të abuzimit me fëmijët, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbrojmë fëmijët tanë nga çdo lloj rreziku që iu kanoset”

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483