Kosova

MAShT: Pjesa e parë e Maturës përfundoi me sukses

Sot përmes një kumtese, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, vlerësoi se pjesa e parë të Testit të Maturës Shtetërore ka përfunduar me sukses në të gjitha rajonet.

Në këtë kumtesë thuhet se nuk është evidentuar asnjë parregullsi që do të shkaktonte anulimin e mbarëvajtjes së testit.

MAShT thekson se testi ka shkuar shumë mirë ashtu siç është planifikuar, ku numri i nxënësve që u janë gjetur telefona ka qenë shumë i vogël.

“Maturantët e rajonit të Pejës dhe Mitrovicës kanë qenë të fundit që i janë nënshtruar Testit të Maturës Shtetërore 2018 (pjesa e parë e afatit të parë), i cili këtë vit për herë të parë është mbajtur përgjatë katër ditëve në gjithë Kosovën”, thuhet në komunikatën e MAShT. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.