Kosova

MASHT-i anulon konkursin për psikologë dhe pedagogë, kandidatët paralajmërojnë protesta

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e ka anuluar konkursin e shpallur më 26 qershor për pranimin e psikologëve dhe pedagogëve.

Në këtë konkurs kërkoheshin 30 psikologë dhe 20 pedagogë. Konkursi është anuluar më 23 gusht të këtij viti, mirëpo vendimi nuk është bërë publik deri të enjten, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas vendimit për anulim, për këto pozita kanë konkurruar 546 persona, prej tyre 371 për psikologë dhe 175 për pedagogë.

Kandidatë që kanë konkurruar për këto pozita thonë se janë të zhgënjyer me anulimin e konkursit, ndërkaq kanë paralajmëruar edhe protesta.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nuk është përgjigjur në lidhje me anulimin e konkursit.