SPORT

Mascherano ia sugjeron Messit kthimin në Argjentinë

Javier Mascherano e ka përkrahur ish-bashkëlojtarin e tij në Barcelonë, Lionel Messin, të kthehet në Argjentinë për ta vazhduar karrierës, duke thënë se kjo do ta përmirësonte cilësinë e ligës argjentinase.

Lionel Messi e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si profesionist në Camp Nou, duke kaluar në ekipin e parë nga akademia La Masia, pasi kishte luajtur për Newaell’s Old Boys në Argjentinë.

Kapiteni argjentinas ka lënë gjurmë me Barcelonën, duke i ngritur standardet për futbollistët e tjerë me gjashtë Topat e tij të Artë dhe me sukseset kolektive me katalonasit, duke e fituar kështu epitetin e më të mirit të të gjitha kohëve për shumë persona.

Messi e ka ndihmuar Barcelonën t’i fitojë 34 trofe gjatë kohës së tij me klubin, përfshirë këtu dhjetë tituj të La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, duke kontribuar me 620 gola në 708 paraqitjet e tij.

Kontrata aktuale e argjentinasit do të skadojë vitin tjetër dhe, tani që ai po i afrohet ditëlindjes së 33-të, në media është sugjeruar se ai mund të shkojë ta sfidojë veten diku tjetër para se të pensionohet.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pret që Messi ta mbyllë karrierën e tij si futbollist në Camp Nou, përkundër që vetë Messi e ka pranuar disa herë se ideja e kthimit te Newell’s Old Boys në fund të karrierës është tërheqëse për të.

Mascherano, i cili për momentin luan për Estudiantes, shpreson ta shohë Messin t’i bashkohet atij në Argjentinë, duke sugjeruar se lidhjet familjare mund të kenë ndikim në vendimin e tij përfundimtar.

“Gjithçka mund të ndodhë në botën e futbollit dhe varet nga dëshira e tij për të luajtur në Argjentinë”, ka thënë ish-futbollisti i Barcelonës për Diario Sport.

“Është edhe aspekti familjar në pyetje kur ai të vendosë të kthehet për të jetuar këtu. Kjo është një çështje shumë personale dhe askush nuk mund të ketë ndikim mbi këto gjëra”.

“Nëse ai vendos të vijë këtu në të ardhmen, do të ishte një ngritje e madhe në cilësi për ligën tonë dhe vendin. Kthimi i tij s’do të jetë asgjë në krahasim me atë të Leos. Ai është lojtari më i mirë në botë”.

Kapiteni i Barcelona ka kontribuar me 14 gola dhe gjashtë asiste në La Liga këtë sezon, duke i ndihmuar Barcelonës të ngrihet në krye të tabelës së La Ligës falë epërsisë kundër Real Madridit në dallimin në gola.