Kombëtare

Masat e rrepta/ 10-20 mijë lekë gjobë për shëtitjet dhe bllokim mjeti për 3 muaj! Përjashtim nuk bëjnë as motorët dhe biçikletat

Nëse lëviz në këmbë pas orës 18:00, 10 mijë lekë gjobë, nëse del nga liqeni 20 mijë lekë gjobë.  Ky është vendimi i marrë ditën e sotme nga qeveria dhe publikuar në Fletoren Zyrtare.

Ndalimi i qarkullimit të njerëzve pas orës 18:00 në rrugë në të gjithë Shqipërinë u bë i ditur më herët nga kryeministri Rama, i cili tha se është një masë e shtuar në kushtet e emergjencës që ndodhet vendi për të luftuar koronavirusin.

Në aktin normativ parashikohet se kushdo që nuk zbaton urdhrin dhe del pas orës 18:00 do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe bllokim të automjetit privat me 3 muaj nëse disponon një të tillë.

Në lidhje me qytetarët që shëtisni nga liqeni apo në parqe  dhe nuk respektojnë rregullat për kufizimin e lëvizjes do të gjobiten e 20 mijë lekë dhe bllokim automjeti privat me 3 muaj nëse kanë një të tillë. Edhe ata që lëvizin me biçikletë, motor,  ciklomotor  ose  motomjet do të preket nga gjoba dhe do i bllokohet mjeti për 3 muaj.  Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë

“Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë  nga  organet  kompetente  për  ndalimin  e lëvizjes    për    këmbësorët    sipas    orareve    të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë  mijë)  lekë  dhe  me  bllokim  3  muaj  të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë. Individët,  të  cilët  nuk  zbatojnë  urdhrin  e dhënë  nga  organet  kompetente  për  kufizimin  e lëvizjeve në parqe   dhe   zona   të   gjelbërta   të hapura,  në  zonat  urbane,  apo  mjedise  të  tjera publike  të  hapura,  dënohen  me  gjobë  në  masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë. 19.   Për   individët,   të   cilët,   në kushtet   e shkeljeve  të  pikave  17  dhe  18,  të  këtij  neni, lëvizin  me  biçikletë,  ciklomotor  ose  motomjet, zbatohet  edhe  masa  shoqëruese  e  bllokimit  të mjetit lëvizës për 3 muaj.”

Ndërgjegjësimi i qytetarëve pas urdhrit u pa dhe ditën e sotme ku në shumicën e qyteteve të Shqipërisë pas orës 18:00 nuk ka pasur lëvizje të njerëzve. Të paktë kanë qenë atë që kanë  dalë nga shtëpitë, ndërsa janë  lajmëruar nga patrullat e policisë që të shkojnë në shtëpi në të kundër do të përballen me gjobat

Ky vendim u mor gjatë ditës së sotme pasi shumica  e qytetarëve nuk po ndërgjegjësoheshin për rrezikun dhe se i kalonin këto ditë vetizolimi si të ishin ditë pushimi apo feste, duke bërë shëtitje dhe përfituar nga koha me diell.

d.ba./I.K./Shqiptarja.com

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.