Kosova

Masat e reja antiCOVID-19, si do të mbahen ligjeratat në fakultete?

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se duke u bazuar në situatën pandemike dhe në hovin e infeksionit me COVID-19 kanë ndërrmarrë disa masa të reja.

Zemaj në një konferencë për media pas mbajtjes së takimit me Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19 ku shqyrtuan situatën epidemiologjike në vend lidhur me coronavirusin, vendosën që ligjëratat në fakultete të mbahen online kurse provimet dhe ushtrime sipas rekomandimeve.

“Ligjeratat në të gjitha fakultetet të zhvillohen online. Provimet, puna praktike dhe laboratorike do të mbahet me prani fizike duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së. Konviktet dhe mensa do të punojmë duke respektuar masat e IKSHP-së”, ka thënë Zemaj.

Po ashtu në këtë takim u morën vendime edhe për personat mbi moshën deri 65 vjeçare të cilët duhet të dalin jashtë prej  orës 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në 19:00.

“Të gjitha qendrat tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Gastronomisë i ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 05:00, përveç ‘take aëay’ “, tha ai.

Ndërsa, sipas tij është e domosdoshme të reduktohet numri i stafit në institucionet e nivelit qendror dhe lokal.

“Me kapacitete të plota do të punojnë institucionet shëndetësore dhe Policia. Personat mbi moshën 60 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike  do të lirohen nga paraqitja në punë, ata do të punojnë online”.

Ndërkaq, ai tutje tha se vendimet që do merren do shqyrtohen brenda dy javësh. Dhe çdo vendim që merret do vlejë deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/