Bota

“Masa të veçanta” për pelegrinazhin e këtij viti në Mekë

Arabia Saudite do të organizojë pelegrinazhin e këtij viti në Mekë nën masa të veçanta për t’u mbrojtur nga përhapja e COVID-19, ka njoftuar televizioni shtetëror atje, të dielën.

“Mekanizmi dhe kushtet për mbajtjen e Haxhit këtë vit do të publikohen më vonë,” kanë deklaruar autoritetet saudite.

Vitin e kaluar, Arabia Saudite ka lejuar një numër të kufizuar të pelegrinëve për të kryer Haxhin. Kjo u bë për shkak të pandemisë, ku vetëm 10,000 pelegrinë u lejuan, shkruan BBC.