Kombëtare

Masa të reja për hyrjen në Shqipëri

Shqipëria, nga sot, aplikon masa të reja për qytetarët që do të hyjnë në këtë vend, në përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se, nga data 6 shtator, qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, duhet të kenë pasaportën e vaksinimit të plotë, test negativ për koronavirusin ose dëshmi se e kanë kaluar infeksionin.

Pasaporta e vaksinimit nuk duhet të jetë më e re se dy javë. Testi PCR vlen 72 orë, ai antigjen vlen 48 orë, ndërsa dëshmia e infeksionit të kaluar nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj.

Sikurse vendet e tjera të Ballkanit, edhe Shqipëria, javëve të fundit, ka parë rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

Ky vend ka konfirmuar në total mbi 151,000 raste të të infektuarve dhe mbi 2,500 viktima.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar më 3 shtator se numri i vaksinave të dhëna atje ka arritur në 1.5 milion.

Shfaq më shumë
//ugroocuw.net/4/3473483