Show Biz

Martohet Eliza Dushku

Aktorja me famë botërore Eliza Dushku i ka dhënë fund beqarisë.

Aktroja shqiptare është martuar të shtunën (18 gusht) me biznesmenin amerikan Peter Palandjian.

Ceremonia martesore është zhvilluar në Boston.

Lajmi është konfirmuar nga fotografi Fadil Berisha me një video në Instagram.

“Urime  çiftit të bukur,”-shkruan ai.

Eliza duket mjaft elegante me fustanin e bardhë të nusërisë.

Ajo dhe biznesmeni amerikan  u fejuan në qershor të vitit të kaluar.