OPINION

Martesa e LDK me LVV po del se ishte një mashtrim i madh i votuesve të saj

Profesori universitar, Safet Merovci ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Merovci, përmes një shkrimi në Facebook, tha se LDK-ja e kërkoi martesën 52 ditëshe, me të vetmin qëllim që prapë të kthehet në prehërin e ish-partnerit, i cili e përzuri njëherë shkelma.

“Nëse ndodh kjo, siç po e zien me presidentin, partneri i dytë në qeveri gjithmonë do të provojë të bëjë pazare me humbësit e tjerë dhe, me një mocion të dakorduar me pazare jashtë tregut politik, do të provojë të bëjë qeverinë e re, kuptohet me ndihmën jashtë kuvendit, shkruan Merovci në Facebook

Shkrimi i plotë:

LDK e deshi rrëzimin e qeverisë Kurti, por tash nuk i do zgjedhjet e reja! Siç po duket, e kërkoi martesën 52 ditëshe, me të vetmin qëllim që prapë të kthehet në prehërin e ish-partnerit, i cili e përzuri njëherë shkelma…, por dashuria për te mbeti e pashuar!
Nëse ndodh kjo, siç po e zien me presidentin, partneri i dytë në qeveri gjithmonë do të provojë të bëjë pazare me humbësit e tjerë dhe, me një mocion të dakorduar me pazare jashtë tregut politik, do të provojë të bëjë qeverinë e re, kuptohet me ndihmën jashtë kuvendit. Partia e parë fituese do të jetë kukull, në mëshirën e partive humbëse.
Martesa e LDK me LVV po del se ishte një mashtrim i madh i votuesve të saj.