Kosova

Marrëveshjen për linjën hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ja si e quan Grenell

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudha në mes të Kosovës dhe Serbisë në Gjermani, kanë reaguar nga ambasada amerikane në Berlin.

Në profilin e ambasadës në Twitter shkruhet se Grenell e ka hapur konferencën e sigurisë së Mynihut duke nënshkruar marrëveshjen historike për hekurudhat dhe autostradat.

“Ambasadori Grenell e ka hapur Konferencën e Sigurisë në Mynih me nënshkrimin e marrëveshjes historike për hekurudhat dhe autostradat midis Serbisë dhe Kosovës, pas marrëveshjes së muajit të kaluar për të rivendosur fluturimet direkte midis Beogradit dhe Prishtinës”, shkruhet në njoftimin e ambasadës, transmeton Kosova.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.