OPINION

Marrëveshje për mace në thes

Shkruan: Ragip RUGOVA
Ata që janë të prirë të barazojnë përgjegjësinë e LVs dhe të LDKs për vonesë në arritje të marrëveshjes,  ose janë subjektiv, madje keqdashës, ose nuk janë në gjendje të rezenojnë logjikshëm, objektivisht.

Ajo që bën dallimin në mes të dy subjekteve është motivi që kan. Dezinformojnë, posaçërisht disa nga kreu i LDKs, kur thonë se LVs nuk i takojnë edhe kryeministri edhe presidenti. LVja postin e presidentit nuk e don për vetën. LVja është skajshmërish parimore dhe qellim mirë kur kërkon që çështja e presidentit të lihet për kur t’i vjen koha. Madje edhe atëherë, të përzgjidhet një kandidat konsensual dhe jo as i njenës as i tjetrës palë. Dhe ka të drejtë absolute të mos pranojë të blejë ‘macen n’thes’, kështu si po mundohet t’ia shes LDKja, duke kërkuar që LVja të nënshkruajë një çek të zbrazët (blanc cheque) për emrin e paditur të presidentit. Pse ta bëjë këtë!? Po ta pranonte LVja do të demonstronte një diletantizëm të pa parë politik… Dhe për këtë nuk do të falej nga votuesi dhe nga publiku i gjerë. Edhe deri këtu ka bërë gabime duke qitë zanin anë m’anë, qe para fillimit të fushatës, se LDKn e donë për partner të vetëm. Pse “të vetmit”? Sa “burra të mirë që janë” – disa nga kreu i LDKs, kush nuk e ka parë më herët ka mundësi ta sheh tani nga dita në ditë! LVs që nga fillimi i ka munguar një dimension gjykimi real-politik se marrja e qeverisë nuk mund të jetë, s’ka shanse të del kaq e thellë dhe rrënjësore për të mirën e vendit ashtu si proklamonte. Mund të jetë një fillim i ndryshimit, fillim që lehtësisht mund të realizohet edhe me grupacione tjera politike nën kontroll të një kryeministri të fuqishëm si e shohim Albin Kurtin. Edhe po të mos shkonin gjërat mbarë, gjithmonë mund të dalësh nga një qeveri që s’ecën dhe të shkaktosh zgjedhje të reja. E mbi të gjitha, mesazhi për Llokën do të ishte kristal i qartë: Nuk jeni partneri i vetëm!

***

Ndërkaq, motivet e LDKs janë krejtësisht jo parimore, përfituese, egoiste. Për interesa të dikujt aty dhe për klanin rreth tij. Është gënjeshtër e kulluar pohimi se e kanë për stabilitet të qeverisë. Pse? Kjo, nëse partneri bashkqeverisës është qellim mirë, nuk paraqet kurrfarë arsye destabilizuese për bashkëqeverisje stabile. Madje edhe përtej një mandati

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.