Kombëtare

Marrëveshje mirëkuptimi me “SHELL Kosova” për përkrahjen e fermerëve të Podujevës

Komuna e Podujevës ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë ‘SHELL Kosova” për përkrahjen e fermerëve në Komunën e Podujevës.

Përmes marrëveshjes së nënshkruar nga Vezir Januzi – drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës, me Hamdi Kelmendin – drejtor i shitjes në Kompaninë “SHELL Kosova”, të gjithë fermerëve të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë do t’u ofrohet mundësia e furnizimit me derivate të naftës me zbritje në çmim për 0.05 euro për litër (5 cent për litër).

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, mundësohet përkrahja e drejtpërdrejtë e fermerëve, nxitet përpunimi i tokës bujqësore dhe promovohet konsumimi i prodhimeve vendore. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.