EKONOMI

Marrëveshje ekonomike në këmbim të heqjes së taksës

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe diplomatët evropianë kanë shfaqur pajtueshmëri rreth krijimit të një mundësie për suspendimin e taksës.

Nga kërkesa për njohje të shtetit të Kosovës, ofertë e pranueshme për Haradinajn është një marrëveshje reciprociteti me Serbinë për të gjitha aspektet ekonomike.

Arritjen e marrëveshjes është ofruar ta udhëheqë Komisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në BE, Johannes Hahn. Këtë propozim Hahn tashmë ia ka paraqitur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Forumit Ekonomik në Davos.

“Të dy presidentët në detaje i kam njoftuar me propozimin dhe brenda disa ditësh pres përgjigje pozitive”, ka thënë Hahn. Ai ka shtuar se i kupton pengesat e Kosovës në raport me Serbinë, duke thënë se ka ndërmend t’i adresojë ato si parakusht për t’i hapur rrugë dialogut të Brukselit, të cilin Serbia e ka kushtëzuar me heqjen e taksës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483