Kombëtare

Marrëveshja e 10 pikëshe e opozitës në Shqipëri

Si rezultat i punës për nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, që do të firmoset sot në Tiranë, A2 CNN mëson 10 pikat ku përqendrohet pakti mes partive që përbëjnë koalicionin.

1. Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitare dhe qytetare për zgjedhjet e ardhshme në vend.

2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme

3. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm

4. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale

5. Pamundësimi i zgjedhjeve farsë të diktuara nga pakti i Ramës me krimin

6 . Rikonfirmojnë vullnetin e tyre se bashkimi evropian është rruga e vetme

7. Angazhohen për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia

8. Angazhohen për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar

9. Mbështesin liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore

10. Angazhohen për çdo individ apo parti të identifikuar si opozitare.