OPINION

Marrëdhëniet njerëzore janë rrugë dykahëshe

Shkruan: Skënder MULLIQI
Nuk ka njeri i cili nuk është dëshpëruar në ndonjë person, me sjelljet apo më mirë më thënë, më mos sjelljet e mira të tij. Dëshpërimi vjen atëherë kur besojmë shumë në diçka, apo në dikën, e në fund kur e sprovojmë na shpërfaqët më një fytyrë dhe më një karakter njerëzor krejt tjetër.

Tradhtia, mashtrimi, manipulimi në fillim na duken të panjohura të njerëzit e tillë. Njerëzit e ndershëm, janë të sinqertë më shokët, më miqtë, dhe sigurisht janë të sinqertë edhe kur bëhet fjalë për gjëra madhore kombëtare. Sigurisht së personat e tillë të sinqertë, nuk mund ta paramendojnë se ka njerëz apo edhe shokë të ngushtë, që në fund na shpërfaqën më shumë vese, e jo më tipare, ashtu siç edhe kemi paragjykuar.

Thikat në shpinë më së shpeshti njeriut i vijnë nga ata që jua falim besimin dhe më të cilët nuk kemi ruajtur asnjë intimitet. Ata tradhtojnë. Dhe, atë në mënyrën më të keqe.

Ne themi së njerëzit e tillë na kanë dëshpëruar. Nëse bëjmë ndonjë analizë të thellë, sigurisht se gabimi vjen të ai që shumë u beson njerëzve. Thotë një fjalë e popullit” Aty ku është uzdaja është murtaja”.

Ky zhgënjim apo mos besim ndikon shumë keq të njerëzit e sinqertë, dhe pastaj e gjithë kjo, kërkon shumë kohë që të riparohet. Njeriu pret që e mira apo besimi ti kthehet më të mirë apo besim, e jo kjo mirë, ti kthehet në një zhgënjim të madh. Sot, më shumë po na shpërfaqën vese, së sa tipare për çka shquheshim dikur si popull. Kur e keqja fillon ta mund të mirën, kjo e vështirëson punën edhe kur bëhet fjalë që të kemi shoqëri të shëndosh.

“Njeriu lidhët për fjalë, e shtazët lidhën në brina”, edhe kjo është një thënie e drejtë që buron nga populli. Çka merret vesh, kur humb besimi? Ne bazë të besimit edhe krijohen marrëdhëniet e sinqerta njerëzore. Në bazë të besimit njerëzit kanë ndërtuar edhe karakterin. Besojmë së marrëdhëniet njerëzore janë rrugë dykahëshe. Ashtu ishte dashur edhe të jetë.

Por, kjo shumë shpesh na ndodhë që është një mashtrim i madh. Nëse dikën sinqerisht e domë, sigurisht se e domë edhe atdheun dhe kombin. Duke e dashur, duke e ndihmuar, duke e përkrahur njeri- tjetrin pa dredhi, sigurisht së e gjithë kjo ka shumë ndikim në zhvillimin tonë. Në të kundërtën gjithçka mund të na shkon mbrapsht. Sigurisht nga gjërat e këqija vijnë edhe zhgënjimet dhe dëshpërimet e mëdha. Jemi njerëz. A është e mirë që ti ndihmojmë të gjithë ata kur e kanë më së vështiri në jetë? E di së shumica pajtoheni që duhet të tregohemi solidar. Kjo botë ka mjaftë njerëz të këqij, por shumica sigurisht së janë të mirë. Dhe, kjo na mban besimin dhe shpresën gjallë.

Na shtohet besimi që kjo botë ende nuk është bërë vend, ku të gjithë ndihen të vetmuar, të ftoftë si gurë dhe armiqësisht të predisponuar. Gjithmonë dikush na shikon, e na shikon edhe Zoti në rrugëtimin tonë. Gjithmonë të japim kontribut për të mirë. Duke i ndihmuar njerëzit e ndihmojmë veten, rrethin dhe mbarë shoqërinë.

Duke i ndihmuar njeri-tjetrit, bëhemi, dhe i bëjmë të tjetër të lumtur.

Gjithmonë…?!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483