SPORT

Marku: Të tillë si serbi i rrah tri për një herë, flamurin kuq e zi do ta çoj lart në UFC

Kampioni shqiptar në kikboks, që tash po demolon gjithçka edhe në artet e përziera marciale (MMA), Florian Marku, ka deklaruar pas fitores në Tiranë në duelin ndaj serbit Sladan Dragisic, se do të kërkojë majen e botës në artet e përziera marciale.

Mbrëmja spektakolare e mbajtur në Tiranë ishte shembullore për një ngjarje sportive.

Në një organizim fantastik në Tiranë para mijëra shikuesve dhe shumë fytyrave prominente, Florian Marku nuk kishte aspak probleme me serbin në fjalë.

Ai pas 90 sekondave e fitoi duelin, duke rrëzuar për herë të parë në 40 sekondat e para.

Pas duelit, vet Marku u shpreh i entuziazmuar duke thënë se do të mund të mposhte edhe tri kundërshtarë të tillë në ring në një moment.

“Nuk kam konkurrent, tri kundërshtarë të tillë mund t’i rrah në ring për një moment. Dua kundërshtarë më të denj. Tash është radha që të shkojmë në majat e arteve marciale. Do të shkoj deri në UFC dhe aty do ta çoj këtë flamur. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Marku sensacionalisht pas duelit.

Marku tash me ndihmën e federatës shqiptare të arteve marciale do të synojë majat e kësaj disipline në UFC duke ndjekur hapat e Ilir Latifit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.