Kosova

Mario e pranoi se është homoseksual, reperi shqiptar ka diçka për t’i thënë

Gashi ka diçka për t’i thënë publikisht grimerit Mario Dedivanovic.

Gjatë marrjes së çmimit në “American Influencer Awards 2019”, grimeri i famshëm shqiptar, Mario Dedivanovic foli edhe për orientimin seksual, shkruan lajmi.net.

Mes lotësh, Dedivanovic tha se ishte shumë e vështirë që gjatë kësaj kohe të heshte, duke e ditur se është ndryshe prej të tjerëve, por tani me krenari e pranoi se është homoseksual.

Deklarata e tij mori reagime të shumta në publik, shumë fytyra publike e përkrahën për atë që tha, e mes tyre edhe reperi Gashi.

“Urime Mario, për daljen. Askush nuk e kupton se sa e fortë është kjo për ta bërë. Unë ju përshëndes”, ka shkruar Gashi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.