Show Biz

Marina Vjollca vjen me poza atraktive nga makina

Nuk janë të pakta rastet kur Marina Vjollca arrin të marrë vëmendje në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron 1.3 milion ndjekës, nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme.

Krahas dukjeve që prezanton çdo javë në emisionin e saj “Klanifornia”, biondja arrin të jetë në fokus të faqeve rozë edhe në përditshmëri.

Marina Vjollca (Foto: Instagram)

Ajo gjatë ditës së sotme (e diel) ka hedhur në Instagram dy fotografi, në të cilat ka pozuar atraktive në makinë.

Për fundjavë moderatorja e njohur zgjodhi një veshje të thjeshtë, ku ka vënë në pah fizikun e saj të tonifikuar.

“Ku po ja mësyjmë?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Komplimentet e shumta nuk munguan as nga miqtë dhe fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

View this post on Instagram

Ku po ja mësyjmë?

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) on

Përkundër situatës me COVID-19, prezantuesja Vjollca ka qenë tejet e angazhuar me emisionin e saj të titulluar “Klanifornia”.